Monday, 11 November 2013

Lëkurë si aristokratët? Jargë kërmijsh !

- Gjithkush dëshiron të ketë një fytyrë të pastër, të shëndetshme dhe të butë. E pas plazhit nuk duket se mund të kemi rezultate të tilla. Edhe vajzat më të kujdesshme, nuk do të mund të dilnin fitimtare kundër rrezeve të diellit. Lëkura e pastër është shqetësimi më i madh që i shoqëron vajzat teksa u afrohen ditëve të punës. Kremrat kundra diellit mund të mos kenë lënë shumë dëmtime të rënda në lëkurën tuaj, por me siguri ndonjë njollë mund të jetë shfaqur. Një nga metodat më të reja të eliminimit të njollave, të të çarave apo të akneve është ajo me kërmij.
Në metodë tjetër për të eliminuar përkohësisht këto shenja nga fytyra juaj është fondatina, kremi pudër, apo ndonjë pudër e presuar një ton më i errët se ngjyra e lëkurës suaj. Por edhe kjo fundit i bllokon aq shumë poret e fytyrës saqë e pengon atë të marrë ajër lirisht, duke bërë kështu që fytyra të duket më e lodhur dhe më pak e shëndetshme. Nuk e dimë nëse në Shqipëri ka filluar të aplikohet eliminimi i njollave me jargët e kërmijve, por dimë që kjo metodë e re ka filluar të aplikohet thuajse në çdo vend të botës. Fillimisht, në vitet ’80 në Amerikë kjo fuqi shëruese u vu re nga fermerët. Të çarat dhe shenjat që ngelnin në lëkurën e dorës mund t’i shëronte dhe t’i bënte të padukshme vetëm lëngu që lëshon kërmilli gjatë shëtitjes së tij nëpër lëkurë.
Edhe 2000 vjet më parë mendohet që kërmilli të jetë përdorur për të tilla qëllime. Sipas shënimeve të lëna nga Hipokrati, në ndër mjekët më të mirë të historisë së Mjekësisë, betimin e të cilit e bën çdo mjek sot nëpër botë,kërmijtë e grimcuar dhe të përzier me qumësht apo kos janë përdorur për të trajtuar inflamacionin e lëkurës. Ndërsa sot, mjekët kanë zbuluar se në Japoni dhe në Korenë e Jugut, aty ku më së shumti është e përhapur kjo metodë, kërmilli është trajtimi më i mirë i bukurisë që mund të ketë njeriu. Mendohet që kjo traditë është ruajtur gjithnjë në Japoni dhe në Korenë e Jugut për shkak se këto vende janë shumë afër me malin Fuji, një ndër vendet e listuara nga Trashëgimia Botërore e UNESCO-s.
Alpinistët që prej vitesh janë ngjitur dhe kanë ushtruar sportin e tyre kanë pasur gjithnjë shenja, vula dhe dëme të lëkurës. Mendohet që metoda e shërimit me lëng kërmilli ka qenë gjithnjë e pranishme në këto zona, nga më të vjetrit. Sipas studimeve që janë bërë kohët e fundit, dermatologët shpjegojnë se lëngu me myk që lëshon një kërmill ka fuqi të ngadalësojë edhe plakjen e lëkurës. Njollat në fytyrë dhe në qafë do të bëhen më pak të dukshme ose fare të padukshme. Tani, dermatologët më të mirë të botës nuk e konsiderojnë më kërmillin si telashin e kopshteve, por mikun më të mirë të njeriut. Madje, femrat shpenzojnë për një masazh kërmijsh rreth 161 paund.
Revolucionari më i ri i fytyrës kushton shumë, në fakt. Dhe kjo sepse kërmillinuk është një gjallesë që lëshon shumë jargë. Në përbërje të lëngut që lëshon një kërmill ka një përzierje magjike të proteinave të fuqishme, antioksidantëve dhe acideve që i duhen më shumë fytyrës. Është kjo përzierje që, sipas dermatologëve, ndihmon që lëkura të mbajë lagështirën që i duhet për të hequr lëkurën e vdekur dhe për të zbutur inflamacionin. Sunday Telegraph, ka publikuar së fundmi një intervistë me një menaxhere shitjeje në një sallon bukurie në Tokio. Ajo ka thënë për median britanike se një orë masazh me kërmij e bën lëkurën që të shërojë edhe qelizat thuajse të vdekura.
Japonezja Yoko Miniami, në sallonin e së cilës ofrohet prej vitesh ky shërbim, tregon se mjaft femra kanë provuar se ky xhel, siç i thërret ajo me edukatë jargët e kërmijve, mund të heqë edhe njollat që dielli mund t’i ketë lënë prej vitesh në lëkurën e çdokujt prej nesh. “Kërmijtë kanë një funksion magjiprurës, një funksion që mund ta ndihmojë lëkurën që të rigjenerojë zonat të cilat janë dëmtuar nga rrezet ultravjollcë", tha ajo tekstualisht. E në rast se, kjo mund të jetë e pamundur për shkak të kostos së lartë, këtu në Shqipëri, atëherë mjafton që ju të mbani në shtëpi disa kërmij. Një nga zonjat e cila ofron masazhe me kërmij tregon se në sallon e bukurisë ka gjithnjë pesë kërmij që i ushqejnë rregullisht me perime organike, duke përfshirë këtu karota, spinaq, rrepa zvicerane dhe zarzavate. Dhe sado e pështirë mund të tingëllojë, jargët e kërmillit janë metoda më e mirë estetike për të pasur një fytyrë të pastër, të bukur dhe të shëndetshme, njëlloj si aristokratët, njëlloj si mbretëreshat.

No comments:

Post a Comment