Vaji i trëndafilit avullohet ngadalë kur vendoset në sipërfaqe të lëkurës. Efekti i aplikimit dhe i përdorimit të vajit të trëndafilit zgjat gati një javë.Trëndafili i cili përdoret në përpunimin e vajrave eterikë është Rosa damascena, i cili rritet në Turqi, Iran, Indi dhe Kinë.
Ekziston edhe një lloj që quhet Rosa centifolia dhe kryesisht rritet në Francë, Egjipt dhe Marok, dhe përdoret për ekstraktim të vajit për qëllime terapeutike.Vaji i trëndafilit nxirret nga një prej këtyre dy llojeve, duke përdorur metodën e distilimit, ekstraktimin me tretje, ose ekstraktimin e dyoksid karbonit.
Të gjitha këto tri metoda kërkojnë sasi të mëdha të petaleve të trëndafilave për të fituar disa pika të vajit të trëndafilit dhe kjo gjë e bën shumë të shtrenjtë.Vaji i trëndafilit është një nga bazat më të gjithanshme të vajrave. Në vazhdim sjellim disa nga dobitë e vajit të trëndafilit.
• Vaji i trëndafilit është ndihmë efektive për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia.• Vaji i trëndafilit lehtëson spazmat e sistemit të frymëmarrjes, të zorrëve dhe muskujve.• Vaji i trëndafilit është antidepresiv i njohur, veçanërisht për njerëzit të cilët vuajnë nga ankthi.• Dihet që është afrodiziak i fortë, sepse forcon libidon dhe zgjon ndjenjën e romantikës.• Vaji i trëndafilit ndihmon tek sëmundjet e mëlçisë. Vepron si tonik dhe ndihmon në rregullimin e punës së traktit biliar dhe mëlçinë e ruan nga infeksionet.• Vaji i trëndafilit shpesh përdoret në terapinë holistike shëndetësore si tonik për nerva.• Për njerëzit të cilët vuajnë nga qarkullimi i dobët apo venat e zgjeruara, vaji i trëndafilit përdoret për masazh.• Ulcera në sistemin tretës që krijohet për shkak të stresit dhe shprehive të këqija të ushqimit trajtohet me ndihmën e ilaçeve të cilat përmbajnë vaj të trëndafilit. Vaji i trëndafilit qetëson lukthin, inflamacionet në të dhe e mbron nga infeksionet.• Vaji i trëndafilit përdoret në masazhe tek ata të cilët vuajnë nga kokëdhimbjet dhe migrenat e shpeshta.• Ndihmon në rregullimin e menstruacioneve të çrregulluara.• Vaji i trëndafilit është efektiv në ndaljen e të përzierave tek ata të cilët vuajnë nga sëmundja e udhëtimit.• Vaji i trëndafilit është dëshmuar që përkujdeset për lëkurën. Është i shkëlqyeshëm për kujdes të lëkurës, forcimin e mishrave të dhëmbëve dhe rrënjës së flokëve. Përveç kësaj, po ashtu do të ndihmojë edhe në heqjen e shenjave të akneve.• Vaji i trëndafilit shërben si laksativ, i cili ka efekt të drejtpërdrejtë në zorrët e individit.• Vaji i trëndafilit ka veçori antiinflamatore dhe kjo gjë e bën ideal në zvogëlimin e ënjtjeve të shkaktuara nga infeksionet mikrobike.• Vaji i trëndafilit përdoret si terapi alternative në shërimin e tifos së barkut, helmimit me ushqim dhe gjendjeve të cilat dalin nga infeksionet bakteriale të zorrës së trashë, lukthit, zorrëve dhe traktit urinar. Po ashtu ndihmon të shërohen infeksionet e jashtme të lëkurës, veshëve dhe syve.
Vaji i trëndafilit përdoret gjithmonë në formë të holluar. Mos e përdorini pa u këshilluar me mjekun. Mund të jetë i rrezikshëm në shtatzëni.Per me teper info hapni linkun: www.umicalavoro.it/al
No comments:
Post a Comment